Facebook
Twitter
LinkedIn
Email

Trashëgimia audiovizuale, RTSH dhe AIDSSH ballafaqojnë arkivat dhe projektojnë të ardhmen e Platformës “Mësojmë nga e kaluara “

Tiranë, 26.06.2024-Trashëgimia audiovizuale 86 vjeçare e Radios dhe e Televizionit Shqiptar, si dhe platforma mediatike me 28 kanaleve televizive që mbulon 90 % të territorit të vendit, janë një mundësi dhe hapësirë për zhvillimin e një dialogu të shëndetshëm shoqëror mbi të shkuarën në errët, një të ardhmeje më të mirë dhe konsolidimin e demokracisë ne vend.

Me drejtorin e Radio- Televizionit Shqiptar (RTSH), Alfred Peza dhe ekipin e tij biseduam për projekte konkrete të përbashkta që i japin jetë marrëveshjes së firmosur një muaj më parë mes dy intitucioneve tona në fushën e kujtesës, ku synohet përdorimi i arkivës filmike të RTSH-së, dhe ballafaqimit të saj me dokumentet e arkivës së AIDSSH-së.

Një nga këto ishte edhe programi televiziv “Kur xhirohej një film”, ku përmes debatit dhe dokumenteve historike do të merren në diskutim ato prodhime kinematografike që janë krijuar nën ndikimin e propagandës të regjimit diktatorial në vend.

Drejtori i Radio- Televizionit Shqiptar, Alfred Peza, tha në fjalën e tij : “Bashkëpunimi ynë nis me pasurimin e programacionit të të gjitha kanaleve me subjekt me veprimtarinë e institucionit tuaj në këndvështrimin e kujtesës dhe rishikimit të së shkuarës; vijon me mbështetjen që na nevojitet për digitalizimin e arkivave si dhe fondit audiovizual të kohës, si dhe me prodhimin e cikleve dokumentare apo specialeve televizive me histori dhe figura të së shkuarës”

Kryetarja e AIDSSH-së, Gentiana Sula e cilëson RTSH një partner unik në potencialin arkivor, por edhe informativ e edukues : “Mediatizimi i aktiviteteve tona përkujtimore apo edukative të AIDSSH-së si: “Dosja e hapur”, “Klubi i Librit” ku potencojmë zërin e dëshmitarëve, të prekurve dhe familjeve të tyre, krijimi i hapësirave televizive për programe të përbashkëta në funksion të Platformës: “Të mësojmë mbi të shkuarën – burime arsimore të hapura,1944-1991”, në kanalin “RTSH Shkolla”, në formatet si: podcast, video të shkurtra, etj. apo programit radiofonik për profile biografike të shquara të lëna në harresë, janë drejtimet kryesore të këtij bashkëpunimi.”

Hedhja dritë mbi krimet dhe pasojat e diktaturës së proletariatit, ridimensionimi i personaliteteve historike të stigmatizuara, ndërgjegjësimi dhe edukimi i brezave të rinj nëpërmjet programeve televizive, dokudramave, serialeve televizive që hedhin dritë në mekanizmin e Ish-Sigurimit të Shtetit me qëllim për t’iu kundërvënë modelit çnjerëzor dhe unfikues të propagandës, janë fushat e bashkëpunimit mes dy palëve.

RTSH është partneri ri që shtohet numrit në rritje të institucioneve vendase dhe të huaja me të cilat AIDSSH bashkëpunon me krijimin e saj me qëllim sigurimin e burimeve parësore, autentike dhe tekste të kaluara në filtrin shkencor në shërbim të rishikimit të historisë dhe njohjes së rinjve me të.

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Ndërsa punëtorët shqiptarë humbin jetën thuajse çdo ditë duke rënë nga pallatet dhe ndërtesat që ndërtohen në kushte të rrezikshme dhe pa standarde minimale sigurie, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Për të gjithë të rinjtë nga mosha 21 deri në 29 vjeç, të diplomuar në një program studimi të ciklit të parë (Bachelor) apo të ciklit të dytë (Master), të