Facebook
Twitter
LinkedIn
Email

Sula: Të gatshëm t’i shërbejmë agjendës akademike për ndriçimin e së shkuarës

Autoriteti i Dosjeve dhe Universiteti i Shkodrës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Shkodër, 26.05.2025 -Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, me synim kryesor thellimin e kujtesës kolektive dhe studimin e veprimtarisë së ish-Sigurimit të Shtetit, veçanërisht në ndikimin që kjo veprimtari ka pasur në jetën e individëve dhe figurave publike të kohës.

Rektori i Universitetit të Shkodrës, Prof. Tonin Gjuraj, theksoi se marrëveshja mbështetet mbi katër shtylla kryesore:

Nxitja e kërkimit shkencor – Dokumentacioni i Autoritetit përbën një bazë të pasur për kërkuesit e interesuar në këtë fushë. Edukimi qytetar – Ballafaqimi me të shkuarën përmes analizës shkencore ndihmon në formimin e brezave të rinj. Zbardhja e së kaluarës komuniste – Përmes konferencave, botimeve dhe aktiviteteve të përbashkëta, që synojnë ndriçimin objektiv të historisë. Akses në burime arkivore – Studentët dhe studiuesit do të kenë mundësi të përdorin kopje të dokumenteve me rëndësi për studimet e tyre, veçanërisht në ciklet e dyta dhe të treta të studimeve.

“Ka shumë për të eksploruar, por nuk janë bërë ende studime të mjaftueshme. Kjo është një fushë shumë interesante për kërkuesit e rinj,” – theksoi Prof. Gjuraj, duke shtuar se planifikohen edhe vizita studimore pranë Autoritetit.

Kryetarja e Autoritetit, znj. Gentiana Sula, vlerësoi marrëveshjen si një hap përpara në institucionalizimin akademik të kujtesës historike:

“Nuk mjafton që dokumentet të jenë të aksesueshme apo të deklasifikuara; nëse nuk lexohen nga mendjet e duhura, nuk marrin vlerën që meritojnë. Kjo marrëveshje i jep kujtesës një dimension të besueshëm, akademik, që synon të heqë stereotipet, të ndalë përçarjet dhe të ndërtojë një të ardhme më të mirë.”

Znj. Sula nënvizoi rëndësinë e historive lokale, që i japin kujtesës një fytyrë njerëzore: “Secili nga ne ka një histori, një emër, një fytyrë të lidhur me të shkuarën. Në Shkodër kjo është veçanërisht e fortë, qyteti ka pasur qëndresë dhe qytetarë aktivë. Jemi të gatshëm të mbështesim jo vetëm agjendën akademike të Universitetit, por edhe misionin tonë për informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut.”

Anëtarët e Autoritetit theksuan rëndësinë që ka hapja e dokumenteve të mbuluara nga “pluhuri i harresës” për rigjallërimin e kujtesës historike.

Z. Gjergj Marku: “Kur të shihen ato dosje, aty është rëndësia. Mjeshtëria e atyre që dinë t’i lexojnë do të mbetet në kujtesën e të rinjve dhe do të rifreskojë historinë.”

Z. Altin Hoxha: “Ky bashkëpunim i shërben zbardhjes profesionale dhe akademike të të shkuarës. Botimi i gjetjeve është shërbimi më i mirë që mund t’i bëjmë publikut. Kjo është rruga për të mos e përsëritur historinë.”

Marrëveshja e bashkëpunimit synon të krijojë ura të reja mes institucionit të kujtesës dhe atij akademik, për të ndihmuar në dokumentimin, kuptimin dhe ndarjen e së kaluarës me shoqërinë. Ajo do të shërbejë për nxitjen e kërkimit shkencor, për edukimin qytetar të brezave të rinj dhe për promovimin e një qasjeje të ekuilibruar e profesionale ndaj historisë së komunizmit në Shqipëri.

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Ndërsa punëtorët shqiptarë humbin jetën thuajse çdo ditë duke rënë nga pallatet dhe ndërtesat që ndërtohen në kushte të rrezikshme dhe pa standarde minimale sigurie, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Për të gjithë të rinjtë nga mosha 21 deri në 29 vjeç, të diplomuar në një program studimi të ciklit të parë (Bachelor) apo të ciklit të dytë (Master), të