Njoftime Punësimi

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) është një institucion i pavarur, financohet nga buxheti i shtetit, është krijuar dhe zhvillon aktivtetin e tij në bazë të ligjit nr.45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, i ndryshuar.

Struktura, organika dhe klasfikimi i pagave të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë me vendimin nr.95/2016, “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”, të ndryshuar me Vendimet e Kuvendit, Nr. 26/2022, Nr. 19/2023 dhe Nr. 113/2023

Procedurat e rekrutimit, punësimit për plotësimin e strukturës dhe organikës së Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) bazohen në ligjin nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore përkatëse për pozicionet që janë parashikuar të mbulohen nga nëpunës civil, “Kodi i Punës” dhe akteve nënligjore përkatëse për pozicionet e tjera.

Plani i rekrutimeve të AIDSSH për vitin 2025 në të cilin janë përfshirë edhe pozicionet e mbetura vakante nga vitet e mëparshme, për arsye të mungesës së kandidatëve apo të largimit të punonjësve ekzistues, nëpërmjet dorëheqjes, lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë eshte këtu:

Njoftim fituesi punonjes me kontrate te perkohshme ne pozicionin “Punonjes arkivi”

Njoftim fituesi punonjes me kontrate te perkohshme ne pozicionin “Operator”

Njoftim per shpallje vende vakante per punonjes me kontrate te perkohshme: dy pozicione “punonjes arkivi” dhe nje pozicion “operator”

Njoftim për shpallje konkurimi për 1 vend vakant në AIDSSH, pozicioni: ” Specialist, Sektori i Digjitalizimit dhe Fotokopjes”, Drejtoria Teknologjise se Informacionit, Digjitalizimit dhe Sigurise, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH).

Njoftim mbi rezultatet e fazës së dytë, në procedurën e pranimit në shërbimin civil për pozicionin: “Specialist, Sektori i Sigurisë Fizike dhe Digjitale, Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit, Digjitalizimit dhe Sigurisë, AIDSSH”, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH).

Njoftim mbi rezulatet e përfundimit të verifimit paraprak të fazës së dytë për procedurën e lëvizjes paralele, për pozicionin: “Specialist, Sektori i Sigurisë Fizike dhe Digjitale, Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit, Digjitalizimit dhe Sigurisë”, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH).