Facebook
Twitter
LinkedIn
Email

Njoftim Për Shtyp Datë 22.02.2017 Lidhur Me Viziten E Eurodeputetit Dhe Raportuesit Për Shqipërinë Në BE Z. Knut Fleckenstein Në Zyrat E Autoritetit Për Informim Mbi Dokumentet E Ish Sigurimit Të Shtetit

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet  e Ish-Sigurimit të Shtetit

Njoftim për shtyp  Datë 22.02.2017

Lidhur me viziten e  Eurodeputetit dhe Raportuesit per Shqipërinë në BE z. Knut Fleckenstein ne zyrat e Autoritetit te Informimit mbi Dokumentet e Ish Sigurimit te Shtetit

Në datën 22.02.2017 Eurodeputeti dhe Raportuesi per Shqipërinë në BE z. Knut Fleckenstein i shoqëruar nga z. Jan Rudolph dhe z. Alvaro Benlloch Miranda u takuan me Autoritetin e Informimit mbi të Dhënat e Ish sigurimit të Shtetit me përfaqësues znj. Gentiana Sula kryetare e Autoritetit, dhe Anëtarët e Autoritetit z. Altin Hoxha, z. Daut Gumeni, z. Simon Miraka dhe z. Marenglen Kasmi.

Znj. Sula informoi z. Fleckenstein mbi fillimin e punës të këtij institucioni të ri. Informoi mbi aktet nënligjore, vecanërisht VKM nr 98, datë 15.02.2017 “Për përcaktimin e procedurës së kalimit nën administrimin e Autoritetit Informimit mbi të Dhënat e Ish sigurimit të Shtetit të materialeve arkivore të ish-sigurimit të shtetit, që gjenden në Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë  e Brendshme, Shërbimin Informativ të Shtetit dhe në autoritetet e tjera publike”, rregulloren e brendshme, takimet me donatorë dhe përfaqësues të ndryshëm ndërkombëtarë.

Znj. Sula informoi gjithashtu për fluksin e madh të punës me të cilen autoriteti është ndeshur që në momentet e para të krijimit. Nga kërkesat e familjarëve, janë hapur dosjet e para individuale, si dosja e Musine Kokalarit. Kanë mbrritur kërkesat e para nga autoritetitet publike, nga zyra e Presidentit të Republikës dhe Avokatit të Popullit, që përfshin në total rreth 210 zyrtare të verifikuar mbi të dhënat nga ish sigurimi i Shtetit.

Eurodeputeti, Z. Fleckenstein u interesua të dinte volumin e punës së Autoritetit, marrëdhëniet ndërinstitucionale dhe hapat konkrete në funksionimin e arkivave dhe godinës së vendosur ne dispozicion për Autoritetit duke vlerësuar si mjaft të rëndësishme pritshmërinë për punën e Autoritetit nisur edhe nga përvoja gjermane.

Fleckenstein këshilloi që Autoriteti të funksionojë në mënyrë të pavarur nga ndikimet politike dhe të marrë gjithë kohën e duhur për të kriuar nje produkt korrekt dhe të besueshëm.

Kryetarja e Autoritetit e ftoi zytarisht Z. Fleckenstein për t’iu bashkuar rrethit të miqve të Autoritetit, kërkesë e cila u pranua me kënaqësi nga Z. Fleckenstein.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqesore dhe Znj. Sula informoi se objektivat e Autoritetit janë që brenda vitit, Autoriteti dhe struktura në varësi të vendosen në ambientet e godinës së re që Qeveria ka vënë në dispozicion. Brenda 6 muajve do të përfundojë ndërtimi dhe krijmi i arkivit te Autoritetit ku do të arkivohen rreth 200.000 dosje të ndryshme të fondit të ish sigurimit të shtetit

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Ndërsa punëtorët shqiptarë humbin jetën thuajse çdo ditë duke rënë nga pallatet dhe ndërtesat që ndërtohen në kushte të rrezikshme dhe pa standarde minimale sigurie, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Për të gjithë të rinjtë nga mosha 21 deri në 29 vjeç, të diplomuar në një program studimi të ciklit të parë (Bachelor) apo të ciklit të dytë (Master), të