Facebook
Twitter
LinkedIn
Email

Njoftim Për Publikun Mbi Ecurinë E Projektit Të Memorialit Të Kampit Të Tepelenës

Tiranë, 23 nëntor 2018 –  Sot  ka mbërritur Vendimi nr. 431, datë 13.11.2018, “Për miratimin e projektit të restaurimit”, në përgjigje të kërkesës së dërguar nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Ministrisë së Kulturës, ku është vendosur:

Miratimi e projektit “Memoriali i fëmijëve të Vdekur në kampin e internimit Tepelenë (Pjesë e kompleksit muzeal të kampeve në diktaturë)”.

Vendimi materializon përpjekjet e deritanishme të Autoritetit për muzealizimin e Kampit të Tepelenës, në kuadër të projekteve të kujtesës të ndërmarra nga ky Institucion.

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, është institucioni shtetëror, përgjegjës për mbështetjen e kërkimit shkencor gjatë rishqyrtimit historik të veprimtarisë së ish-Sigurimit të Shtetit, duke u bazuar në ligjin nr. 45/2015, dhe në zbatim të ligjit nr. 9802, datë 13/092007 “Për ratifikimin e Konventës Ndërkombëtare të OKB-së “Për mbrojtje e të gjithë personave nga zhdukjet me forcë”, ka miratuar, me Vendimin nr. 54 datë 10/08/2017, realizimin e Projektit të kujteses “Memoriali Kombëtar i Kampeve të Punës së detyruar” dhe ngritjen e grupit të punës për realizimin e këtij projekti.

Memoriali është pjesë e Programit të Qeverisë 2017-2021. Projekti u miratua me Vendim të Këshillit Bashkiak, Tepelenë nr. 40 datë 30/11/2017. Ky projekt përmban rikthimin në identitet, si kamp dëbimi të një prej kapanoneve, dizenjimin, pozicionimin dhe mbjelljen e 300 fidaneve (qiparisa) në përkujtim të fëmijëve që kanë humbur jetën nga kushtet e vështira në Kampin e Tepelenës dhe jane pa një vendvarrimi.

Ndërtimi i këtij memoriali shënon vetëm hapin e parë për transformimin e të gjithë kompleksit në një Muze të Kampeve të Punës së Detyruar të Diktaturës Komuniste.

Në kuadër të punës së Projektit për Memorialin e Tepelenës, objekti “Ish-kampi i internimit në Tepelenë”, bazuar dhe në Ligjin Nr. 27, datë 17/05/2018, “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”, Neni 60, pika 3, me Urdhër Nr. 1787 Prot., datë 24/08/2018, të IMK-së, është shpallur në “mbrojtje paraprake”, urdhër që sjell zbatimin e masave paraprake të mbrojtjes.

Më datë 13/11/2018, projekti i këtij Memoriali u prezantua nga arkitekti Gjon Radovani pranë Këshillit Shkencor të IMK-së dhe Këshillit Kombëtar të Restaurimeve të MK-së, me qëllim marrjen e lejes për mbjelljen e qiparisave dhe përfundimin e Memorialit.

Projekti i kujtesës “Memoriali Kombëtar i Kampeve të Punës të Detyruar” është prezantuar publikisht në Tepelenë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Autoritetit, kryetarit të Bashkisë Tepelenë, z. Tërmet Peçi, ambasadorit të Kombeve të Bashkuara në Tiranë, z. Brian Williams dhe zv. /ambasadorit të Prezencës së OSBE, z. Robert Wilton, në prani të të mbijetuarve dhe trashëgimtarëve të tyre, qytetarëve të Tepelenës, historianëve e studentëve, përfaqësuesve të institucioneve publike dhe joqeveritare, organizatave kombëtare e ndërkombëtare dhe medias.

https://www.zeriamerikes.com/a/tempelena-camp-victims/4007162.html

Për të realizuar këtë projekt AIDSSH ka firmosur disa marrëveshje bashkëpunimi me partnerë, të cilët ndihmojnë në mbledhjen e dokumenteve dhe të dhënave zyrtare si dhe në ndërgjegjësimin qytetar dhe edukimin shoqëror, nëpërmjet rishqyrtimit të historisë dhe rivlerësimit të saj. Për mbledhjen e dokumenteve zyrtare që faktojnë periudhën e ekzistencës së Kampit të Tepelenës është bashkëpunuar me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, me Institutin e Integrimit të Përndjekurve Politikë, Institutin e Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri. Në këtë kuadër, projekti është mbështetur nga Bashkia e Tepelenës dhe partnerë të AIDSSH, si PNUD (miratuar marrëveshje bashkëpunimi me vendim të Autoritetit nr. 32, datë 01.02.2018), OSBE (miratuar marrëveshje bashkëpunimi me vendim të Autoritetit nr. 46, datë 06.07.2017) e institucione të tjera, publike, akademike dhe të kërkimit shkencor. Me Muzeun Kombëtar të Kampeve të Punës në Tepelenë, AIDSSH synon të krijojë një model për të gjitha kampet e punës së detyruar në Shqipëri, ku e shkuara të shërbejë për reflektim e të mos përsëritet. https://www.youtube.com/watch?v=4Rd5FwccTMk

Një bashkëpunim i rëndësishëm është bërë me MEMO Albania, për ndërtimin e mëemorialit, e cila ka siguruar fondet për mbjelljen e pemëve dhe ndërtimin e të gjithë shtresave mbajtëse për montimin sipër të memorialit.

Për të ndjekur veprimtarinë e Autoritetit, ndiqni faqen tonë www.autoritetidosjeve.gov.al ose në Facebook, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944-1991, AIDSSH, ku mund të merret informacion për veprimtaritë e zhvilluara dhe ato të pritshme.

AIDSSH mbetet i hapur për propozime dhe bashkëpunime, me qëllim fuqizimin e dialogut dhe edukimin qytetar

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Ndërsa punëtorët shqiptarë humbin jetën thuajse çdo ditë duke rënë nga pallatet dhe ndërtesat që ndërtohen në kushte të rrezikshme dhe pa standarde minimale sigurie, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Për të gjithë të rinjtë nga mosha 21 deri në 29 vjeç, të diplomuar në një program studimi të ciklit të parë (Bachelor) apo të ciklit të dytë (Master), të