Facebook
Twitter
LinkedIn
Email

Nënshkruhet Marrëveshja Ndërmjet AIDSSH Dhe Projektit PERFORM

Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet AIDSSH dhe Projektit PERFORM

Mbi rolin e shkencës në zhvillimin e shoqërisë gjatë viteve të para të vendosjes së regjimit komunist (1945-1954)

Tiranë, 18 maj 2018 – Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Projekti PERFORM – Shkenca Sociale Aktive dhe të Përgjegjshme, bashkëpunojnë në ndërtimin e një narrative mbi rolin e shkencës, elitave intelektuale dhe kërkimit shkencor në vitet e para të vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri. Aktiviteti zhvillohet në mjediset e Akademisë  së Shkencave dhe është i hapur për mediat.

Znj. Gentiana Sula, Kryetare e Autoritetit, shprehet mbi rëndësinë e kësaj nisme, që rishqyrton mbi baza profesionale figura e personalitete: “Duke analizuar me imtësi punën, kontributin e shkencëtarëve dhe raportet që krijoi sistemi me ka, studiuesit arrijnë të hedhin dritë mbi sfidat me të cilat ata u përballën”. Mbështetës i projekteve mbi kujtesën, z. Christoph Graf, Ambasador i Zvicrës në Shqipëri, përshëndet aktivitetin dhe bashkëpunimin. “Qëllimi ynë kryesor është fuqizimi i komunitetit të shkencave sociale dhe mbështetja e iniciativave të ndërmarra nga grupet e studiuesve të këtyre shkencave me aktorët e tjerë në shoqëri, përfshirë sektorin publik, privat, shoqërinë civile dhe median”, thekson z. Martin Dietz i projektit PERFORM.

Personalitetet që do të studiohen në këtë kuadër, qasja shkencore dhe metodologjia prezantohen nga znj. Sonila Boçi, historiane, drejtuese e grupit të studiuesve. Ata do të punojnë mbi figurat e: Gjergj Kokoshit, Eqrem Çabejt, Sabiha Kasimatit, Arshi Pipës, Odhise Paskalit, Aleks Budës, Ollga Plumbit, Petraq Pepos, Gjovalin Gjadrit dhe Petraq Qafokut. Qëllimi i projektit është hulumtimi në pikëpamje studimore i ndikimit të ish-Sigurimit të Shtetit si arma më e fuqishme e ruajtjes së pushtetit të Partisë-Shtet mbi shkencën dhe përfaqësuesit më në zë të saj.

Po ashtu, në studim do të tentohet që nëpërmjet hulumtimit në dosjet e Sigurimit të Shtetit të studiohen në mënyrë shkencore roli, mënyrat, diktimet si edhe përndjekja e shkencëtareve shqiptare, në gjithë fazat e jetës dhe punës së tyre.

Studimi i rolit të shkencës në zhvillimin e shoqërisë gjatë viteve të para të vendosjes së regjimit komunist (1945-1954) lidh punën kërkimore arkivore me misionin e Autoritetit për informimin e publikut dhe ruajtjen e kujtesës historike, për nisjen e një dialogu publik mbi këtë temë. Rezultati përfundimtar i bashkëpunimit do të jetë krijimi i një platforme interaktive komunikimi, e arritshme në mënyrë elektronike nga publiku i gjerë.

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes zhvillohet në mjediset e Akademisë së Shkencave, ditën e lindjes së titullarit të parë të Institutit të Shkencës, z. Selahudin Toto, deputet i dënuar nga regjimi komunist në 1947. Përkujtimi i këtij intelektuali, që prezantohet nëpërmjet aktivitetit të tij kompleks, i hap rrugën studimeve të hollësishme që kontribuojnë në lidhjen mes kërkimit shkencor dhe politikës, për kujtesën historike të Shqipërisë.

***

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit është përgjegjës për zbatimin e ligjit, lidhur me mbledhjen, administrimin, përpunimin, përdorimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe informimin në lidhje me to, bazuar në ligjin nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.

Për të ndjekur veprimtarinë e Autoritetit, ndiqni faqen tonë www.autoritetidosjeve.gov.al ose në Facebook, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944-1991, AIDSSH, ku mund të merret informacion për veprimtaritë e zhvilluara dhe ato të pritshme.

AIDSSH mbetet i hapur për propozime dhe bashkëpunime, me qëllim fuqizimin e dialogut dhe edukimin qytetar

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Ndërsa punëtorët shqiptarë humbin jetën thuajse çdo ditë duke rënë nga pallatet dhe ndërtesat që ndërtohen në kushte të rrezikshme dhe pa standarde minimale sigurie, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Për të gjithë të rinjtë nga mosha 21 deri në 29 vjeç, të diplomuar në një program studimi të ciklit të parë (Bachelor) apo të ciklit të dytë (Master), të