Facebook
Twitter
LinkedIn
Email

Në Emër të Njeriut: Kujtohet Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut

Nje bashkëpunim me Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, Delegacionin Europian në Shqipëri, ISKK, Fondacionin Kujto.al dhe ICMP

17 dhjetor 2024, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) organizoi aktivitetin “Në emër të Njeriut”, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Aktiviteti, i cili u zhvillua në ambientet e AIDSSH, kishte për qëllim të theksonte rëndësinë e ndërgjegjësimit për të drejtat e njeriut dhe pasojat e regjimeve totalitare në Shqipëri, përmes shfaqjes së tre dokumentarëve të rëndësishëm.

Gentiana Sula, Kryetare e AIDSSH, theksoi se rishqyrtimi i historisë është një hap i domosdoshëm për të ruajtur kujtesën kolektive dhe për të përballuar sfidat që ende vijojnë nga trashëgimia e regjimit totalitar,

“Lëvizja për rishqyrtimin e historisë është një akt i jashtëzakonshëm i kurajës dhe integritetit. Ky proces është një mundësi për të ripërtërirë kujtesën tonë kolektive dhe për të ndihmuar shoqërinë të kuptojë se historia nuk është vetëm e shkruar, por gjithashtu ndërtuar nga të vërtetat e fshehura.”

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Z. Silvio Gonzato, i cili theksoi rëndësinë e transparencës dhe të drejtësisë në procesin e përballjes me të kaluarën komuniste tha se:

Ky aktivitet na jep mundësinë të nderojmë publikisht ish-të përndjekurit politikë dhe familjet e tyre. Por kujtesa nuk është vetëm për ata që jetuan në ato kohë famëkeqe; ajo është gjithashtu për brezat e ardhshëm. Edhe ata duhet të kujtojnë zhdukjet e ndodhura gjatë regjimit komunist dhe të nderojnë viktimat e represionit dhe heshtjes. Kjo na kujton nevojën për të mbrojtur natyrën universale dhe të pandashme të të drejtave të njeriut.”

Ambasadori Gonzato theksoi gjithashtu rolin e AIDSSH dhe të partnerëve të saj në adresimin e çështjes së të zhdukurve gjatë periudhës komuniste: Sot është gjithashtu një mundësi për të njohur punën, rolin dhe përkushtimin e atyre që po angazhohen në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur gjatë komunizmit në Shqipëri, veçanërisht të Autoritetit të Dosjeve. Ajo çka ju bëni në ruajtjen e dokumenteve, në bërjen e tyre të aksesueshme, në nxitjen e debatit dhe në promovimin e drejtësisë është e paçmuar.”

Në këtë aktivitet, të organizuar në bashkëpunim me Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, Delegacionin Europian në Shqipëri, ISKK, Fondacionin Kujto.al dhe ICMP, u shfaqën dokumentarët e mëposhtëm:

“Revolta që tronditi diktaturën” – Një dokumentar që pasqyron revoltën e të burgosurve politikë në kampin e Spaçit më 1971, përmes dëshmive dhe materialeve arkivore, I prodhuar nga Institutit i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, me skenar të Ergys Mërtirit dhe regji të Indrit Kasmit.

“Muzeu Virtual i Kampeve të Maliqit” – Një rikrijim dixhital i kampeve të punës së detyruar në Tepelenë dhe Maliq, bazuar në dëshmitë e të mbijetuarve dhe dokumente të kohës. Bashkëpunimi i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit dhe Fondacionit-Konrad-Adenauer, me skenar të Luljeta Lleshanakut dhe regji të Elton Baxhakut.

“Varret pa Emër”– Një dokumentar që hedh dritë mbi varret masive të periudhës komuniste dhe përpjekjet për identifikimin e viktimave të regjimit. Dokumentar i prodhuar nga Fondacioni Kujto, mbështetur nga Programi i granteve të vogla të ICMP, financuar nga BE dhe Ambasada e Zvicrës.

Pas shfaqjes së filmave, aktiviteti vazhdoi me diskutime dhe pyetje nga audienca, duke ofruar një mundësi për reflektim dhe bashkëbisedim mbi tematikat e trajtuara. Ky aktivitet ishte një hap i rëndësishëm në procesin e ndërgjegjësimit të shoqërisë dhe përpjekjeve për një të ardhme demokratike dhe të qëndrueshme.

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Ndërsa punëtorët shqiptarë humbin jetën thuajse çdo ditë duke rënë nga pallatet dhe ndërtesat që ndërtohen në kushte të rrezikshme dhe pa standarde minimale sigurie, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Për të gjithë të rinjtë nga mosha 21 deri në 29 vjeç, të diplomuar në një program studimi të ciklit të parë (Bachelor) apo të ciklit të dytë (Master), të