Facebook
Twitter
LinkedIn
Email

Marreveshje Bashkepunimi Midis AIDSSH Dhe Muzeut Kombëtar “Gjethi”

NJOFTIM PËR SHTYP

Tiranë, 12 prill 2018 – Sot, në mjediset e Muzeut “Gjethi”, u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit dhe Muzeut Kombëtar “Gjethi”, mes znj. Gentiana Sula, Kryetare e Autoritetit dhe znj. Etleva Demollari, Drejtoreshë e Muzeut.

Objekt i marrëveshjes është institucionalizimi i marrëdhënieve për bashkëpunimin e ndërsjellë të palëve, në kuadër të identifikimit, grumbullimit, administrimit të dokumenteve dhe të materialeve arkivore të ish-Sigurimit të Shtetit, të periudhës 29 nëntor 1944 – 2 korrik 1991. Kjo, për t’iu përgjigjur domosdoshmërisë që Autoriteti dhe Muzeu kanë në mbështetjen e procesit të transparencës mbi të kaluarën komuniste dhe viktimat e diktaturës.

Të dy institucionet bashkërendojnë punën për kryerjen e studimeve shkencore mbi rolin dhe funksionin e ish-Sigurimit në shtet dhe në shoqëri, dhe për format e ndryshme të shfaqjes dhe ekzistencës së opozitës apo kryengritjes ndaj regjimit komunist, me qëllim rishqyrtimin historik të veprimtarisë së ish-Sigurimit të Shtetit.  Kësisoj, bashkëpunimi konsolidohet në drejtime konkrete, në përputhje me misionin e të dy institucioneve në fushat e tyre të kompetencës.

Marrëveshja ndihmon studiuesit që duan të bëjnë kërkime shkencore, apo edhe shkëmbimin e materialeve shkencore e informative, me qëllim promovimin e vlerave historike, në përputhje me interesat e palëve, duke respektuar legjislacionin në fuqi.

Në këtë kuadër, së shpejti do të organizohen aktivitete që kanë në fokus krimet e komunizmit në Shqipëri dhe periudhën kur ka funksionuar ish-Sigurimi i Shtetit, për njohjen me historinë e tij dhe pasojat komplekse, përmes takimeve të organizuara bashkërisht.

Do të hapen dhe shkëmbehen ekspozita që kanë për bazë pasurinë dokumentare apo kulturore në fushat që institucionet mbulojnë sipas ligjit; po ashtu, konferenca, takime, workshope që nxitin ndërgjegjësimin për njerëzit që u janë përpunuar apo ruajtur të dhënat nga ish-Sigurimi i Shtetit, gjatë periudhës së diktaturës komuniste, me qëllim krijimin e një kulture gjithëpërfshirëse për njohjen e dokumentacionit arkivor të kësaj periudhe.

***

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit është përgjegjës për zbatimin e ligjit, lidhur me mbledhjen, administrimin, përpunimin, përdorimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe informimin në lidhje me to, bazuar në ligjin nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.

Për të ndjekur veprimtarinë e Autoritetit, ndiqni faqen tonë www.autoritetidosjeve.gov.al ose në Facebook, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944-1991, AIDSSH, ku mund të merret informacion për veprimtaritë e zhvilluara dhe ato të pritshme.

AIDSSH mbetet i hapur për propozime dhe bashkëpunime, me qëllim fuqizimin e dialogut dhe edukimin qytetar

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Ndërsa punëtorët shqiptarë humbin jetën thuajse çdo ditë duke rënë nga pallatet dhe ndërtesat që ndërtohen në kushte të rrezikshme dhe pa standarde minimale sigurie, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Për të gjithë të rinjtë nga mosha 21 deri në 29 vjeç, të diplomuar në një program studimi të ciklit të parë (Bachelor) apo të ciklit të dytë (Master), të