Facebook
Twitter
LinkedIn
Email

Kryetarja e Kuvendit mbështet AIDSSH për përmirësimin e legjislacionit në përballjen me të kaluarën.

Me Kryetaren e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali u diskutua për zhvillimet e Konferencës së 16-të të Rrjetit Evropian të Arkivave të Ish-Policive Sekrete, e cila u vlerësua si e dobishme në shkëmbimin e eksperiencave mes 13 shteteve pjesëmarrëse që morën pjesë në të. Konferenca kishte në qendër  diskutimin e problematikave që hasin partnerët e rrjetit në menaxhimin e dokumenteve të ish-policisë sekrete dhe përdorimit të tyre në përballjen me të kaluarën dhe edukimin e brezave të rinj.
Kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Sigurimit, Znj. Gentiana Sula gjatë bisedës mori mbështetjen e Kryetares së Kuvendit në funksion të përmirësimit të legjislacionit, si në ligjin për trashëgiminë kulturore dhe muzetë; në ligjin për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike; në ligjin për verifikimin e figurave që nderohen me medalje dhe titujt të tjerë nderimi.
Me përparësi u diskutua edhe për ndryshimet ligjore për sa i përket dëmshpërblimit të ish-përndjekurve politik, ligjit të pensioneve për fëmijët e internuar, e cili është esencial për të vënë në vend një padrejtësi që i është bërë kësaj kategorie.
Znj. Sula shprehu mes të tjerash angazhimin e AIDSSH në plotësimin e detyrave të lëna në rezoltutën për vitin 2024 votuar nga Kuvendi,  përfshirë edhe qartësimin e fatit të të zhdukurve në komunizëm ne komunikimin me institucionet e ngarkuara si dhe krijimit të një baze të të dhënash, për personat e zhdukur, të aksesueshme për publikun.
Çështjet që shqetësojnë Autoritetin në përballje me të shkuarën janë komplekse dhe ndërsektoriale, ato kërkojnë angazhimin e të gjithë komisioneve parlamentare dhe veçanërisht edhe ato të edukimit, sidomos tani që vihet re një fushatë dezinformuese me riciklimin e disa filmimeve të vjetra të së shkuarës totalitare, e cila bie ndesh me punën e AIDSSH-së në edukimin qytetar.
Autoriteti në punën e tij për edukimin e shoqërisë me ngjarje të së kaluarës ka pasur vëmendjen e Kryetares së Kuvendit. Në aktivitetin të mbajtur në nderim të viktimave totalitare me datën 23 gusht 2024, në ish-kampin e Porto-Palermos, Znj. Spiropali deklaroi se: “Kuvendi do të bëjë më të mirën për të plotësuar e përmirësuar legjislacionin për trajtimin, dinjitetin dhe prosperitetin e ish të përndjekurve, njohjen e trashëgimisë së tyre politike, njerëzore e kombëtare, si pjesë e historisë dhe e trashëgimisë kombëtare. Kultura e respektit, paqes dhe pajtimit duhet të edukohet te brezat e rinj, nëpërmjet sistemit arsimor dhe burimeve të tjera edukuese, aspekt të rëndësishëm të misionit të tij si edukator publik, demokratik e qytetar.”
 

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Ndërsa punëtorët shqiptarë humbin jetën thuajse çdo ditë duke rënë nga pallatet dhe ndërtesat që ndërtohen në kushte të rrezikshme dhe pa standarde minimale sigurie, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Për të gjithë të rinjtë nga mosha 21 deri në 29 vjeç, të diplomuar në një program studimi të ciklit të parë (Bachelor) apo të ciklit të dytë (Master), të