Deklaroj nën përgjegjësinë time personale që informacioni dhe dokumentacioni i marrë pranë Autoritetit do të përdoret vetëm për qëllimin e kërkuar. Deklaroj se informacionin dhe dokumentacionin nuk do ta përcjell tek marrës të tjerë. Kërkuesi mban përgjegjësi për keqpërdorimin e dokumenteve/informacionit, dëmin e shkaktuar dhe përdorimin e tyre/ publikimin e tyre në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
Deklaroj se mora dijeni që në zbatim të ligjit nr.45/2015, i ndryshuar, neni 20, pika 4, kur dokumentet ose dublikatat, përveç informacioneve personale mbi kërkuesin, përmbajnë edhe të dhëna për të prekur të tjerë apo palë të treta, shqyrtimi i dokumenteve origjinale garantohet vetëm kur: a) kjo miratohet nga të prekurit e tjerë apo palët e treta; ose b) është e pamundur ndarja e të dhënave mbi të prekurit e tjerë apo palët e treta; ose c) është e mundur vetëm me përpjekje të pajustifikuara dhe nuk ka arsye për të prezumuar se të prekurit e tjerë apo palët e treta kanë interes të ligjshëm në mbajtjen e këtyre informacioneve të fshehta.
Deklaroj se mora dijeni që në zbatim të ligjit nr.45/2015, i ndryshuar, neni 20, pika 5, 6, kërkuesit i garantohet e drejta për të njohur dhe shqyrtuar edhe dublikata, tek të cilat informacionet personale mbi të prekur të tjerë apo palë të treta janë bërë të palexueshme. Shqyrtimi kryhet në zyrat e Autoritetit. Kërkuesit i dorëzohen dublikata të dokumenteve vetëm pasi janë bërë të palexueshme të dhënat personale për të prekurit e tjerë apo palët e treta.