Facebook
Twitter
LinkedIn
Email

Njoftim për masa për parandalim të përhapjes së COVID-19

Tiranë, 11 mars 2020 – Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit njofton qytetarët, studiuesit, institucionet dhe të interesuarit, në përgjigje të masave të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në Shqipëri, sipas të cilave:

-Anulohen grumbullimet masive, aktivitetet sportive, kulturore, konferenca, dëgjesa publike deri më datë 3 prill 2020.

– Grumbullimi masiv i personave në ambiente publike është i ndaluar dhe në çdo rast distanca nga njeriu tek njeriu nuk duhet të jetë më e vogël se një metër.

– Pezullohen përkohësisht të gjitha proceseve dhe procedurave për konkurset publike të punësimit. –  Organet e shërbimit postar duhet të garantojnë vazhdimësinë e shërbimit dhe të hartojnë një plan masash për shmangien e kontakteve të personelit me publikun.

-Për këtë arsye, nga data 11 mars nuk do të jepen më shërbime nëpër sportele për të gjitha aplikimet online. Do të kërkohen online e pastaj do të shfrytëzohet koha, për disa javë …që të merren përgjigjet.

Në lidhje me masat e mësipërme, AIDSSH njofton qytetarët, studiuesit, gazetarët, institucionet publike dhe organizmat me të cilët bashkëpunon, që do të vijojë veprimtarinë e vet me aplikime online në faqen zyrtare të AIDSSH www.autoritetidosjeve.gov.al; nëpërmjet adresës së emailit [email protected] dhe me postë, nga data 11 mars deri më 3 prill 2020.

Gjatë periudhës në fjalë pezullohet shërbimi, shqyrtimi dhe vënia në dispozicion e dokumenteve individëve, studiuesve dhe mediave, kufizohet shërbimi fizik i informacionit publikut, pezullohet dorëzimi i dokumenteve dublikatë individëve, studiuesve dhe mediave.

Për çdo komunikim me Sekretariatin Teknik të AIDSSH, qytetarët dhe të interesuarit mund të telefonojnë në numrat e telefonit:

Informacioni: 04 22 10 446

Drejtoria e Informacionit: 04 22 10 451

Drejtoria e Mbështetjes Shkencore dhe Edukimit Qytetar: 04 22 10 446.

AIDSSH do të vijojë punën për administrimin dhe informimin mbi dokumentet e ish–Sigurimit të Shtetit, në shërbim të qytetarëve, duke kufizuar kontaktin fizik, në zbatim të masave të përgjithshme për minimizimin e rrezikut të përhapjes së virusit, deri në përfundim të kësaj periudhe

National Work Internship Program

Ndërsa punëtorët shqiptarë humbin jetën thuajse çdo ditë duke rënë nga pallatet dhe ndërtesat që ndërtohen në kushte të rrezikshme dhe pa standarde minimale sigurie, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe

National Work Internship Program

For all young people aged 21 to 29, who have graduated from a first cycle (Bachelor) or second cycle (Master) study program,