Facebook
Twitter
LinkedIn
Email

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes AIDSSH dhe fondacionit kujto.al

Tiranë, 13 nëntor 2019 – Sot, në mjediset e AIDSSH-së, u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit dhe Fondacionit “Kujto” për Kujtimin e Viktimave të Komunizmit në Shqipëri, mes znj. Gentiana Sula, Kryetare e Autoritetit dhe znj. Blerina Gjoka, Drejtore e Fondacionit.

Objekt i marrëveshjes është institucionalizimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit të ndërsjellë, për mbështetjen e kërkimit shkencor gjatë rishqyrtimit historik të veprimtarisë së Sigurimit. “Sot konkretizohet një projekt i ri mes AIDSSH-së dhe Kujto.al, Arkivës online të viktimave të komunizmit në Shqipëri. Të dy institucionet do të bashkërendojnë punën për kryerjen e studimeve, videove të shkurtra e dokumentarëve të bazuar në materialet arkivore, mbi rolin dhe funksionimin e ish-Sigurimit të Shtetit në shtet e shoqëri, dhe do të ndërtojnë bashkërisht projekte në funksion të edukimit qytetar”, u shpreh Kryetarja e Autoritetit, znj. Sula.

“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, studiuesve dhe gazetarëve të Kujto.al u lehtësohet aksesi në dosjet e Sigurimit. Nisma të tilla e zgjerojnë rrjetin e studiuesve dhe janë mundësi e mirë që puna jonë e përbashkët të kontribuojë për informimin mbi të shkuarën, sidomos të brezave të rinj”, theksoi znj. Blerina Gjoka,  Drejtore e Fondacionit Kujto.al.

Autoriteti dhe Fondacioni Kujto.al do të bashkëpunojnë për hartimin e planeve të përbashkëta vjetore të aktiviteteve për edukimin qytetar, seminare, tryeza pune, etj. Veprimtaritë në fushën e kujtesës do të realizohen në kuadër të nismave të përbashkëta, ku institucionet vënë në dispozicion të njëri-tjetrit botime, publikime, dokumentarë, intervista, studime që kanë të bëjnë me veprimtarinë dhe funksionimin e ish-Sigurimit të Shtetit. Bashkëpunimi synon të konsolidojë punën për njohjen e së shkuarës, në funksion të transparencës dhe komunikimit kompleks të fakteve publikut brenda dhe jashtë vendit.

***

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit është përgjegjës për zbatimin e ligjit, lidhur me mbledhjen, administrimin, përpunimin, përdorimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe informimin në lidhje me to, bazuar në ligjin nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.

Për të ndjekur veprimtarinë e Autoritetit, ndiqni faqen tonë www.autoritetidosjeve.gov.al ose në Facebook, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944-1991, AIDSSH, ku mund të merret informacion për veprimtaritë e zhvilluara dhe ato të pritshme.

AIDSSH mbetet i hapur për propozime dhe bashkëpunime, me qëllim fuqizimin e dialogut dhe edukimin qytetar

National Work Internship Program

Ndërsa punëtorët shqiptarë humbin jetën thuajse çdo ditë duke rënë nga pallatet dhe ndërtesat që ndërtohen në kushte të rrezikshme dhe pa standarde minimale sigurie, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe

National Work Internship Program

For all young people aged 21 to 29, who have graduated from a first cycle (Bachelor) or second cycle (Master) study program,