Facebook
Twitter
LinkedIn
Email

Mbështetje për veprimtarinë e Autoritetit në zbardhjen e së shkuarës komuniste

Tiranë, 16 qershor 2022 – Ambasadori i Gjermanisë, z. Peter Zingraf, ambasadorja e Francës në Shqipëri, znj. Elisabeth Barsacq dhe kryetarja e Komisionit të ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, znj. Klotilda Bushka, vizituan Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, pak ditë para ceremonisë zyrtare të përurimit të mjediseve të reja të institucionit.

Ambasadorët u pritën nga anëtarët e Autoritetit, të cilët i njohën me punën e institucionit, sfidat e tashme e të ardhme, dhe me hapësirat e reja ku zhvillon veprimtarinë Autoriteti.

Gjatë vizitës, znj. Gentiana Sula i njohu përfaqësuesit diplomatikë me punën e bërë që në themelimin e institucionit, vendimi i parë për të cilin ishte caktimi i ndërtesës së Autoritetit. Për vite me radhë u punua për rikonstruksionin sipas standardeve bashkëkohore të ruajtjes dhe sigurisë, me mbështetjen e ambasadës suedeze në Shqipëri.

Ambasadorët vizituan arkivin e dokumenteve të Sigurimit dhe u informuan për proceset e punës, mënyrën e ruajtjes, tipologjinë e dosjeve, etj. 

Diskutimet mbi synimet e Autoritetit dhe punën në të ardhmen vijuan në sallën e mbledhjeve. 

Znj. Gentiana Sula bëri një paraqitje të punës së institucionit gjatë mandatit të parë, sa i takon informimit të qytetarëve, studiuesve dhe mediave mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, si dhe strukturës së posaçme për të zhdukurit në komunizëm, të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë. 

Z. Gjergj Marku falënderoi ambasadorët për mbështetjen ndaj Autoritetit dhe renditi problematika  në trajtimin e së shkuarës, sa i takon përdorimit të burimeve në kurrikulat shkollore, ruajtjes së vendeve të dënimit e ndëshkimit në mbarë vendin nga institucionet vendore e qendrore, rolit të mediave, që e shkuara të mos përsëritet.

Z. Skënder Vrioni solli në vëmendje punën e bërë nga institucioni në bashkëpunim me partnerë, organizata dhe shoqata, mbi kampin e Tepelenës, atë të Maliqit, si dhe të zhdukurit. Ai e vuri theksin te vijimësia e projekteve të nisura, sa i takon vendeve të kujtesës, kërkimit shkencor dhe të zhdukurve në komunizëm.

Ambasadorja Barsacq nënvizoi rëndësinë e institucioneve të tilla, dhe mundësinë që duhet t’i jepet çdo familjeje e çdo individi që të përballet me të shkuarën. Kujdesi për të gjitha rastet, të trajtuara sipas standardeve, është i rëndësishëm për shoqërinë e sotme shqiptare dhe atë të së nesërmes.

Ambasadori Zingraf, nga ana e vet përsëriti mbështetjen për Autoritetin, duke marrë shembull rastin e Gjermanisë, sa i takon politikave për ballafaqimin me të shkuarën. Për këtë është e nevojshme që të gjitha institucionet e përfshira të koordinohen dhe bashkëveprojnë.

Vullneti politik, qasja e institucioneve, organizatave dhe shoqërisë, ndërveprimi mes tyre, po ashtu aksesi i qytetarëve, studiuesve dhe mediave në informim, është e rëndësishme të reflektohet edhe në synimet e trupës së re drejtuese, e cila ka përgjegjësinë e trajtimit të së  shkuarës me profesionalizëm, integritet dhe duke vënë qytetarin në qendër.

Për Autoritetin, sfidat e mandatit të dytë kanë të bëjnë me kthimin e tij në institucion kujtese, që përveçse zbërthen makinerinë e shtypjes, sjell edhe zërin e qëndrimin e viktimës, duke krijuar kuadrin e plotë historik të diktaturës.

Njëherësh, një qendër e vizitueshme, me mundësi leximi e njohjeje me dokumentacionin, po ashtu, një instrument që ndihmon për zbërthimin e së shkuarës dhe hetimin e fatit të viktimave të pagjetura.

National Work Internship Program

Ndërsa punëtorët shqiptarë humbin jetën thuajse çdo ditë duke rënë nga pallatet dhe ndërtesat që ndërtohen në kushte të rrezikshme dhe pa standarde minimale sigurie, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe

National Work Internship Program

For all young people aged 21 to 29, who have graduated from a first cycle (Bachelor) or second cycle (Master) study program,