Facebook
Twitter
LinkedIn
Email

The Chairwoman of the Authority, Dr. Gentiana Sula, and the institution’s members in a meeting with President Bajram Bega

Sot patëm nderin të priteshim nga Presidenti Bajram Bega, një mbështetës i përhershëm i nismave për transparencën historike dhe drejtësinë sociale. Në këtë takim, së bashku me këshilltarët Arta Sakja, Klement Zguri dhe Vullnet Doka, u ndalëm në disa nga sfidat më të rëndësishme me të cilat përballet shoqëria jonë:

✅ Verifikimi i kandidatëve në kuadrin e fushatës së ardhshme zgjedhore, për të siguruar një proces të drejtë dhe të ndershëm;

✅ Kërkimi dhe gjetja e të zhdukurve gjatë periudhës së komunizmit, si një akt human dhe historik;

✅ Promovimi i ndërgjegjësimit mbi shkeljet e të drejtave të njeriut gjatë diktaturës komuniste.

Gjatë diskutimit, u theksua rëndësia e krijimit të një kulture të bazuar te pendesa e sinqertë dhe dhembshuria e vërtetë për ata që vuajtën pa faj. Një pendesë që nuk shoqërohet me veprime konkrete mbetet vetëm fjalë – angazhimi për t’i dhënë drejtësi viktimave dhe familjeve të tyre është prova më e mirë e sinqeritetit.

Ne besojmë se bashkëpunimi ynë i ngushtë me Presidencën do të sjellë rezultate pozitive për të gjithë ata që kërkojnë të rikthejnë dinjitetin dhe të vërtetën e humbur të së kaluarës.

Ndryshimi fillon me përkushtim!

#DrejtësiHistorike #TëZhdukurit #EdukimiKombëtar #PendesaSinqertë #BashkëpunimDrejtRinovimit

foto

National Work Internship Program

Ndërsa punëtorët shqiptarë humbin jetën thuajse çdo ditë duke rënë nga pallatet dhe ndërtesat që ndërtohen në kushte të rrezikshme dhe pa standarde minimale sigurie, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe

National Work Internship Program

For all young people aged 21 to 29, who have graduated from a first cycle (Bachelor) or second cycle (Master) study program,