Facebook
Twitter
LinkedIn
Email

Juvenile justice in the past, Chairwoman Sula meets with the UNICEF ambassador

Kryetarja e Autoritetit, Dr. Gentiana Sula, priti përfaqësuesin e UNICEF-it  Shqipëri, z.Murat Shahin, me të cilin zhvilloi një diskutim rreth çështjes komplekse të  drejtësisë për të miturit gjatë regjimit komunist, njohjen, edukimin dhe parandalimin e përsëritjes.

Historia tragjike e Kampit të Tepelenës, një kamp përqendrimi ku vuajtën fëmijë nga familjet e kundërshtarëve politikë, është nje nga dokumentimet më të fuqishme të AIDSSH-së. Fëmijët  jetuan në kushte të rënda shëndetësore dhe sanitare, duke përjetuar kufizimin e lirisë, pa një proces të drejtë dhe mbeten ende të pa dëmshpërblyer.

Ambasadori Shahin shprehu interesin për bashkëpunim në:

Thellimin e praktikave të mbrojtjes së fëmijëve, duke adresuar çështje si drejtësia për të miturit, diskriminimin ndaj fëmijëve të opozitës politike dhe pasojat e politikave pronataliste, ndër të tjera.

Edukimin i të rinjve mbi këto kapituj të errët të historisë shqiptare, duke theksuar rëndësinë e analizës historike për parandalimin e shkeljeve të të drejtave në të ardhmen, me qëllim konsolidimin e demokracisë dhe promovimin e paqes.

Në fund të takimit z. Murat Shahin  tha se : “Të drejtat e fëmijëve janë themeli i një shoqërie demokratike. Nder të takoja

Genta Sulën, një kampione për të drejtat e fëmijëve, ish-punonjëse e UNIÇEF që tani drejton AIDSSH. Ajo dokumenton praktikat e rrënjosura të së kaluarës për të trajtuar çështje si drejtësia për të miturit dhe për të udhëhequr reformat e sotme.”

AIDSSH 

 

National Work Internship Program

Ndërsa punëtorët shqiptarë humbin jetën thuajse çdo ditë duke rënë nga pallatet dhe ndërtesat që ndërtohen në kushte të rrezikshme dhe pa standarde minimale sigurie, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe

National Work Internship Program

For all young people aged 21 to 29, who have graduated from a first cycle (Bachelor) or second cycle (Master) study program,