Facebook
Twitter
LinkedIn
Email

Çmimi i mirënjohjes UET për kryetaren e Autoritetit Dr. Gentiana Sula

 

Çmimi i mirënjohjes UET për kryetaren e Autoriteti t Dr. Gentiana Sula

 

Tirane 15.11.2023- Universiteti Europian i Tiranës, me propozim të  Fakultetit të Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare  i akordoi ditën e sotme ‘Çmimin e Mirënjohjes UET” Kryetares së Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, Dr. Gentiana Mara Sula.

Ky çmim i akordohet “Për kontributin e saj në ndërtimin e një institucioni modern, efikas dhe kritik, në ndërgjegjësimin e padrejtësive të së shkuarës në Shqipëri, në ruajtjen e kujtesës kolektive dhe të unitetit kombëtar, përmes promovimit të të drejtave të njeriut, demokracisë, kulturës së transparencës dhe llogaridhënies.”

Hapja e dosjeve të ish-Sigurimit është një hap i madh në drejtim të zbardhjes së kaluarës komuniste dhe promovimit të transparencës dhe llogaridhënies në vend. Kontributi i Dr. Gentiana Sulës si drejtuese e parë  në historinë ende të re të këtij  Autoriteti është cilësuar sa shndërrues, transparent, po aq dhe demokratik, nga Presidenti i Universitetit, Prof. Asoc. Dr, Selami Xhepa

Autoriteti për Informimi mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të shtetit po ndihmon në ndërgjegjësimin për padrejtësitë e së shkuarës dhe promovimin e kulturës së të drejtave të njeriut dhe demokracisë në Shqipëri. Duke i bërë publike dosjet AIDSSh kontribuon në drejtim të transparencës që krimet e së shkuarës të mos fshihen nën qilim apo të harrohen duke promovuar themelimin  e një kulture llogaridhënieje me qëllim parandalimin e abuzime të ngjashme që ndodhin në të ardhmen.

Puna e AIDSSh-së konsiston në krijimin e një hapësire dialogu dhe mirëkuptimi mes grupeve të ndryshme të shoqërisë shqiptare me qëllim promovimin e ndjenjës së unitetit kombëtar dhe për ta çuar vendin drejt një të ardhmeje më demokratike dhe më të drejtë.

National Work Internship Program

Ndërsa punëtorët shqiptarë humbin jetën thuajse çdo ditë duke rënë nga pallatet dhe ndërtesat që ndërtohen në kushte të rrezikshme dhe pa standarde minimale sigurie, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe

National Work Internship Program

For all young people aged 21 to 29, who have graduated from a first cycle (Bachelor) or second cycle (Master) study program,