Facebook
Twitter
LinkedIn
Email

Autoriteti miraton Udhëzuesin për Rregullat dhe Procedurat e Verifikimit të Rrethanave dhe Fakteve mbi Dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit.

Njoftim publik

 

Autoriteti miraton Udhëzuesin për Rregullat dhe Procedurat e Verifikimit të Rrethanave dhe Fakteve mbi Dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit

Tirane 07.04.2023 Udhëzuesi mbështetet mbi ndryshimet e reja ligjore, miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, në nenin 5 të ligjit 45/2015, të cilat konsistojnë:

Së pari, me qëllim përcaktimin e gjendjes së fakteve dhe rrethanave që kanë lidhje me çështjen, organi publik, mund: a) të mbledhë deklarata nga palët, dëshmitarët dhe ekspertët duke garantuar në çdo rast konfidencialitetin e individëve; b) të marrë dokumente të tjera të dokumentuara nëpërmjet mjeteve fotografike të regjistrimit ose mjeteve të tjera teknike; c) të vizitojë dhe të kontrollojë sende apo vende të përfshira.

Së dyti, çdo person është i detyruar të bashkëpunojë me Autoritetin kur i kërkohet informacion si person i përfshirë ose që ka dijeni për rrethanat e çështjes, apo kur ai vetë disponon informacion që e ndihmon Autoritetin në punën e tij. Autoriteti në zbatim të këtij ligji ka detyrimin të garantojë konfidencialitetin për çdo person që bashkëpunon.

Në zbatim të ndryshimeve të mësipërme dhe në përputhje me Kodin e Procedurës Administrative, me vendimin me nr. 210, datë 30.03.2023, Autoriteti vendosi:  “Miratimin e Udhëzuesit për Rregulla dhe Procedura të Verifikimit të Rrethanave dhe Fakteve mbi Dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit”.

Udhëzimi ka si qëllim të garantojë një verifikim të saktë dhe të bazuar në ligj të vërtetësisë dhe origjinës së prejardhjes nga fondi i ish-Sigurimit të Shtetit i dokumenteve që disponohen nga autoritetet publike, personat fizikë apo juridikë privatë, si dhe, për aq sa është e mundur, të përmbajtjes së informacioneve dhe dokumenteve të disponuar, brenda kufijve të kompetencave të AIDSSh.

Përmes këtij udhëzimi Autoriteti e shtrin veprimtarinë në një dimension të zgjeruar të punës së tij në drejtim të verifikimit të fakteve për çështje të tilla si:

 -kur kërkohet korrigjimi i një vendimi apo informacioni të dhënë apo bërë publik;

 -kur vlerësohet i nevojshëm verifikimi për qartësimin dhe plotësimin e dokumentacionit mbi ngjarje apo figura historike;

-kur nevojitet verifikimi për identifikimin dhe rikuperimin e eshtrave të të zhdukurve dhe të ekzekutuarve;

-kur kërkohet, nga çdo kërkues, ofrimi i bashkëpunimit përmes dëshmive, deklaratave, informacionit dhe/ose dokumenteve mbi çdo çështje brenda qëllimit dhe objektit të veprimtarisë së AIDSSH.

Ndryshimet përmirësojnë punën e Autoritetit në gjetjen e të zhdukurve, qartësimin e rrethanave dhe faktit të interesit të të prekurit, si dhe zbatimit me eficensë i përgjegjësive të rehabilitimit financiar dhe moral të të përndjekurve politik.

 Bashkëlidhur linku

/wp-content/uploads/restored/photos/uploads/udhezim.30.03.2023.pdf?fbclid=IwAR3ob6qXXOgNi3YYQteM8GAtS4A5_wjjPXYs2WdNW06MnYCqOoaDN27AWTA

 Për çdo sugjerim, [email protected]

National Work Internship Program

Ndërsa punëtorët shqiptarë humbin jetën thuajse çdo ditë duke rënë nga pallatet dhe ndërtesat që ndërtohen në kushte të rrezikshme dhe pa standarde minimale sigurie, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe

National Work Internship Program

For all young people aged 21 to 29, who have graduated from a first cycle (Bachelor) or second cycle (Master) study program,