Facebook
Twitter
LinkedIn
Email

Dutch Ambassador, Mr. Reinout Vos, appreciates the work of AIDSSH

Tiranë, 2 prill 2024- Ambasadori  Hollandez, z. Reinout Vos u prit sot nga Kryetarja e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, znj. Gentiana Sula, e cila e njohu gjerësisht me proceset e punës, arkivën, digjitalizimin, projektet vizuale në kuadër të kujtesës, botimet e konferencave akademike me qëllim  rishqyrtimin e  historisë, si dhe me përpjekjet disa vjeçare që po bëhen në lidhje me të zhdukurit gjatë regjimit komunist.
Pas një prezantimi të hartës mbi vendvarrimet e dyshuara të të zhdukurve, nga anëtari i Autoritetit z. Gjergj Marku, shpjegimit të  materialet e ekspozitës  “Zhdukur – Sigurimi në fjalët e veta” nga ana Drejtores së Kërkimit Shkencor, znj. Ornela Arapi.
Takimi vijoi në sallën e mbledhjeve ku u diskutua në lidhje me ecurinë e hetimeve administrative mbi vendvarrimet e dyshuara, të personave të ekzekutuar nga regjimi apo të vdekur në burgjet politike të diktaturës.
Ambasadori vlerësoi punën e çmuar të AIDSSH-së në drejtim të rishqyrtimit të historisë, hetimeve për të pagjeturit, vendosjen  e memorialeve në vendet e ngjarjeve të kujtesës historike, si në ish-Kampin e Tepelenës dhe atë të Maliqit.
Ambasadori konsideroi si të dobishme vijimin  e mbështetjes së Bashkimit Evropian për të ndihmuar vendin të merret me njohjen e së shkuarës.
“Njohja e gabimeve të së shkuarës paraqitet e vështirë dhe në disa vende të Evropës. Gjermania e ka realizuar këtë me sukses. Adresimi i trashëgimisë së një të kaluare të dhunshme është thelbësore për rindërtimin marrëdhënieve dhe besimit midis individëve dhe komuniteteve.”- tha Ambasadori i Holandës në fjalën e tij.

National Work Internship Program

Ndërsa punëtorët shqiptarë humbin jetën thuajse çdo ditë duke rënë nga pallatet dhe ndërtesat që ndërtohen në kushte të rrezikshme dhe pa standarde minimale sigurie, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe

National Work Internship Program

For all young people aged 21 to 29, who have graduated from a first cycle (Bachelor) or second cycle (Master) study program,