Facebook
Twitter
LinkedIn
Email

The German Ambassador to Albania, Mr. Karl Bergner, visits AIDSSH: We support your valuable work.

Tiranë, 25 mars 2024- Ambasadori gjerman në Shqipëri, z. Karl Bergner zhvilloi një vizitë në mjediset e AIDSSH-së, ku u njoh me proceset e punës si dhe projektet  që po zhvillon institucioni në drejtim të rishqyrtimit të historisë, si dhe procesit të kujtesës me qëllim edukimin qytetar të publikut.

Ambasadori z. Bergner dhe ekipi e tij vizituan arkivin e dokumenteve të Ish-Sigurimit të Shtetit dhe u informuan për proceset e punës, mënyrën e ruajtjes, tipologjinë e dosjeve, etj. U njohën me punën e bërë në arkivën digjitale, procesin e scanimit të dosjeve, ndërtimit të fototekës dhe mediatekës. Më pas ata vizituan bibliotekën “Musine Kokalari”, e cila është kthyer në një qendër të vizitueshme, me mundësi leximi e njohjeje me dokumentacionin, nga studiues dhe media.  
Diskutimet mbi synimet e Autoritetit dhe punën në të ardhmen vijuan në sallën e mbledhjeve.
Kryetarja, 퐙퐧퐣. 퐆퐞퐧퐭퐢퐚퐧퐚 퐒퐮퐥퐚 bëri një paraqitje të punës së institucionit gjatë mandatit të dytë, sa i takon informimit të qytetarëve, studiuesve dhe mediave mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, si dhe strukturës së posaçme për të zhdukurit në komunizëm, nismave për zbardhjen e  historive të kampit të Tepelenës, të burgut të Spaçit etj.
Autoriteti është tashmë një qendër ku zhvillohen aktivitete që kanë në qendër zbërthimin e dokumenteve dhe diskutimin mbi fatit të viktimave të së shkuarës. Këtu u përmenden projektet më të fundit në fushën e edukimit si : Platforma me burime të hapura arsimore 1944-1991 –“Mësojmë nga e kaluara” si dhe Klubi i librit me të njëjtën tematikë, të cilat synojnë informimin e mësuesve të arsimit parauniversitar me ngjarje të shkuarës 1944-1991 më qëllim përcjelljen e tyre në brezat e rinj.
Zbardhja e të kaluarës,  bashkëpunimet me institucionet homologe, grupet e interesit dhe nismat për hapjen e studimin e dosjeve nëpërmjet aktiviteteve në nivel lokal e kombëtar, ishin pjesë e fjalës së saj.
Ambasadori, z. Karl Bergner u shpreh se:  “Besueshmëria e institucioneve përballë sfidave të përditshme, trajtimi i dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, puna me të rinjtë dhe komunitetet, janë të rëndësishme. Ai përsëriti mbështetjen për Autoritetin, duke marrë shembull rastin e Gjermanisë, sa i takon politikave për ballafaqimin me të shkuarën, edukimi i brezave dhe mos përsëritjen e diktaturave në të ardhmen. “
Ambasada Gjermane e ka mbështetur që nga fillimi aktivitetin e AIDSSH-së dhe rolin e tij për drejtësinë tranzicionale në vend, si dhe ka ndihmuar me baze teknologjike, me pajisjet e scanimit, kitin e pajisjeve për marrjen intervistave audio-vizuale, serverin ku depozitohen si dhe ka kontribuar së fundi me trajnimin e specialistëve të AIDSSH-së për ndërtimin e Mediatikës.
Autoriteti po punon intestivisht që të jetë një institucion kujtese, që përveçse zbërthen makinerinë e shtypjes, sjell edhe zërin e qëndrimin e viktimës, duke krijuar kuadrin e plotë historik të diktaturës.

National Work Internship Program

Ndërsa punëtorët shqiptarë humbin jetën thuajse çdo ditë duke rënë nga pallatet dhe ndërtesat që ndërtohen në kushte të rrezikshme dhe pa standarde minimale sigurie, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe

National Work Internship Program

For all young people aged 21 to 29, who have graduated from a first cycle (Bachelor) or second cycle (Master) study program,