Facebook
Twitter
LinkedIn
Email

Aktiviteti “Persekutimi Komunist Në Zonën E Konispolit”

Persekutimi komunist në zonën e Konispolit

Dialog me komunitetin vendas, në kuadër të ekspozitës arkivore të rezistencës antikomuniste në këtë zonë

Më 26 qershor 2018, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në bashkëpunim dhe Bashkinë Konispol organizuan një dialog të hapur publik në qytetin e Konispolit, mbi rezistencën antikomuniste në zonë.

Takimi pasoi ekspozitën me materiale arkivore të dhjetëra dosjeve të përndjekjes së Sigurimit ndaj figurave të mirënjohura në jug të vendit, i mbajtur më 19 qershor në mjediset e AIDSSH.

Ekspozita e zhvilluar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave dhe Bashkinë Konispol u zhvendos në Konispol, pranë komunitetin vendas, me qasje europiane ndaj së shkuarës. Dialogu lokal u fokusua në ngjarjet specifike të zonës së Konispolit e Mursisë, për t’i ridimensionuar figurat njerëzore dhe nxitur reflektim.

Materialet mbi personalitete të kohës, si Teme Sejko, Tahir Demi, Rexhep Plaku e dhjetëra të tjerë që shkojnë në disa mijëra faqe u vunë në dispozicion të të interesuarve të kësaj bashkësie, ish-të përndjekur e familjarë të tyre, studiues, shoqëri civile dhe media, duke mundësuar njohjen me inventarët e plotë dhe më gjerë. Mes të pranishmëve, ishte edhe z. Xhemal Bali, i dënuar me grupin që në 1961.

Në kuadër të kësaj veprimtarie, AIDSSH ka kryer kërkim të thelluar mbi viktimat e zonës gjatë viteve 1946-1973, në dokumente dhe mikrofilma. Mbi bazën e tyre janë verifikuar të dhëna mbi akuzat, vitin e arrestimit, vitin e dënimit dhe formën e dënimit. Në total janë verifikuar 40 dosje të natyrës formulare, hetimore-gjyqësore dhe bashkëpunëtori, për 46 viktima të evidentuara. Të gjitha materialet e sipërpërmendura janë deklasifikuar. Të interesuarit plotësuan formularët e kërkesës për informim, konform ligjit 45/2015 për t’i lexuar këto dokumente.
Takimi u hap nga kryetari i Bashkisë së Konispolit, z. Shuaip Beqiri, dhe vijoi me fjalën e z. Simon Mirakaj, anëtar i Autoritetit dhe z. Xhemal Bali, i mbijetuar përndjekjes pas 27 viteve burg. Mbi figurën e Rexho Plakut dhe persekutimin komunist në këndvështrimin e historianit të zonës folën z. Halil Shabani dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit. Në fund të takimit, motra e Bilal Xhaferrit interpretoi një pjesë dhe të rinjtë e shkollës realizuan një performancë mbi triumfin e dinjitetit njerëzor. Takimi i AIDSSH në Konispol hapi siparin e aktiviteteve përkujtimore në mbarë vendin dhe synon të inkurajojë dialogun lokal në përballje me të shkuarën, në funksion të reflektimit dhe edukimit qytetar

National Work Internship Program

Ndërsa punëtorët shqiptarë humbin jetën thuajse çdo ditë duke rënë nga pallatet dhe ndërtesat që ndërtohen në kushte të rrezikshme dhe pa standarde minimale sigurie, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe

National Work Internship Program

For all young people aged 21 to 29, who have graduated from a first cycle (Bachelor) or second cycle (Master) study program,