Facebook
Twitter
LinkedIn
Email

Ekspozite dokumentare: Ish Sigurimi në Konispol

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në përkujtim të goditjes së përqendruar të faktorit antikomunist në jugun e vendit, me kërkesë të Bashkisë Konispol, ekspozon në mjediset e tij dokumente arkivore të dhjetëra dosjeve të përndjekjes së Sigurimit, shumë prej të cilave, për herë të parë.
Aktiviteti është i hapur për mediat.

Materialet mbi personalitete të kohës si Teme Sejko, Tahir Demi, Rexhep Plaku e dhjetëra të tjerë, janë disa mijëra faqe dhe vihen në dispozicion të të interesuarve, studiues dhe kërkues shkencorë, ish-të përndjekur dhe familjarë të tyre, shoqëri civile dhe media, duke mundësuar njohjen me inventarët e plotë të tyre dhe më gjerë.

Ekspozita zhvillohet në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave dhe Ministrinë e Mbrojtjes, dhe hap siparin e aktiviteteve kushtuar përkujtimit të figurave të sipërpërmendura, që do të mbahet në Konispol në fund të muajit qershor.

Të interesuarit mund të plotësojnë formularët e kërkesës për informim, konform ligjit 45/2015 për t’i lexuar këto dokumente.

Ju mirëpresim ditën e martë, 19 qershor, ora 11.00, në AIDSSH, pranë Gardës së Republikës.

Dosja e Hapur / Ligjëratë nga Prof. Asoc. Dr. Gjon Boriçi

Në datë 21.03.2024, në AIDSSH mbahet aktiviteti Dosja e Hapur, ora 11.00, me ligjëratën e Prof. Asoc. Dr. Gjon Boriçi për marrëdhëniet politike- ekonomike shqiptaro-kineze 1954-1960. “Fillimet e marrëdhënieve politiko-ekonomike

DOSJA E HAPUR / Të Sakrifikuarit, Xhahit Toptani e Abdyl Këllezi

Në kuadër të projektit “𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐲𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐒𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐒𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭” me fokus hedhjen dritë mbi historinë gjysëmshekullore të Tiranës kryeqytet në diktaturë, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit,