Në kuadër të projektit “𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐲𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐒𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐒𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭” me fokus hedhjen dritë mbi historinë gjysëmshekullore të Tiranës kryeqytet në diktaturë, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit, organizon aktivitetin “𝐃𝐎𝐒𝐉𝐀 𝐄 𝐇𝐀𝐏𝐔𝐑- 𝑨𝒏𝒂𝒍𝒊𝒛𝒂 𝒆 𝒅𝒐𝒔𝒋𝒆𝒗𝒆 𝒕𝒆̈ 𝑿𝒉𝒂𝒉𝒊𝒕 𝑻𝒐𝒑𝒕𝒂𝒏𝒊 𝒅𝒉𝒆 𝑨𝒃𝒅𝒚𝒍 𝑲𝒆̈𝒍𝒍𝒆𝒛𝒊”, me ligjëratë nga 𝗣𝗿𝗼𝗳.𝗔𝘀𝗼𝗰. 𝗗𝗿. 𝗚𝗷𝗼𝗻 𝗕𝗼𝗿𝗶𝗰̧𝗶, Instituti i Historisë.
Studimi dhe hulumtimi i dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit për ngjarje dhe figura të kryeqytetit të Tiranës është në qendër të këtij projekti.
Prof.Asoc. Dr. Gjon Boriçi fillimisht solli “𝑻𝒊𝒓𝒂𝒏𝒂 𝒅𝒉𝒆 𝒇𝒊𝒍𝒍𝒊𝒎𝒆𝒕 𝒆 𝒔𝒊𝒔𝒕𝒆𝒎𝒊𝒕 𝒌𝒐𝒎𝒖𝒏𝒊𝒔𝒕 𝒏ё 𝑺𝒉𝒒𝒊𝒑ё𝒓𝒊”, ku trajtuan çështjet si: Tregtarёt tiranas nёn presionin e regjimit komunist 1945; Gjendja politike nё Tiranё nё vitin 1946; Raport i detajuar mbi gjendjen politike në Tiranë; Pёrpjekjet e Sigurimit pёr tё eliminuar grupet e rezistencёs tё arratisur nё zonёn e Tiranёs pёr vitin 1949.
Po nga ky studiues vjen ligjërata : “𝑨𝒏𝒂𝒍𝒊𝒛𝒆̈ 𝒆 𝒅𝒐𝒔𝒋𝒆𝒔 𝒔𝒆̈ 𝑿𝒉𝒂𝒉𝒊𝒕 𝑻𝒐𝒑𝒕𝒂𝒏𝒊𝒕 𝒅𝒉𝒆 𝑨𝒃𝒅𝒚𝒍𝒍 𝑲𝒆̈𝒍𝒍𝒆𝒛𝒊𝒕- 𝑘𝑢 𝑡𝑟𝑎𝑗𝑡𝑜ℎ𝑒𝑛 𝑐̧𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑗𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑎𝑟𝑟𝑒𝑠𝑡𝑖𝑚𝑖𝑡, 𝑎𝑘𝑢𝑧𝑎𝑣𝑒, ℎ𝑒𝑡𝑢𝑒𝑠𝑖𝑠𝑒̈ 𝑑ℎ𝑒 𝑚𝑒̈ 𝑝𝑎𝑠 𝑝𝑢𝑠ℎ𝑘𝑎𝑡𝑖𝑚𝑖𝑡, 𝑠𝑖𝑝𝑎𝑠 𝑑𝑜𝑘𝑢𝑚𝑒𝑛𝑡𝑒𝑣𝑒 𝑎𝑟𝑘𝑖𝑣𝑜𝑟𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑑𝑒̈𝑠ℎ𝑚𝑖𝑣𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑓𝑎𝑚𝑖𝑙𝑗𝑎𝑟𝑒̈𝑣𝑒.”
Aktiviteti vjen si bashkëpunim i AIDSSH me Shoqatën “Tirana”, Institutin e Historisë, Universitetin Europian të Tiranës me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës.