Facebook
Twitter
LinkedIn
Email

Dosja e Hapur / Ligjëratë nga Prof. Asoc. Dr. Gjon Boriçi

Në datë 21.03.2024, në AIDSSH mbahet aktiviteti Dosja e Hapur, ora 11.00, me ligjëratën e Prof. Asoc. Dr. Gjon Boriçi për marrëdhëniet politike- ekonomike shqiptaro-kineze 1954-1960.

“Fillimet e marrëdhënieve politiko-ekonomike shqiptaro-kineze 1954-1960” nga Gjon Boriçi, botim i Institutit të Historisë-ASA Monografia e profesor Gjon Boriçit pёrfshin tё gjithё harkun e marrёdhёnieve tё jashtёzakonshme dhe delikate ndёrmjet Republikёs Popullore tё Shqipёrisё dhe Republikёs Popullore tё Kinёs nga viti 1954 deri nё vitin 1960.
Libri “Fillimet e marrёdhёnieve politiko-ekonomike shqiptaro-kineze 1954-1960”, ёshtё njё pёrpjekje pёr tё paraqitur sa mё tё plota fillimet e marrёdhёnieve ndёrmjet dy vendeve nё gjysmёn e dytё tё viteve ’50 të shek. XX si dhe pёr të dhёnё arsyet e afrimit tё plotё ndёrmjet dy vendeve.
Karakteristike për Shqipërinë politike në komunizëm sidomos gjatё gjysmёs sё dytё tё viteve ’50 ishte se prishi marrëdhëniet shumë të afërta me Bashkimin Sovjetik dhe së fundi, u lidh fuqimisht me kinezët. Motivi i shpallur nё mёnyrё tё dukshme ishte mospajtimi ideologjik, ndërsa raportet ndërshtetërore dhe arsyet e vёrteta të prishjes janë shpjeguar me dallime tё qarta nga njëri rast në tjetrin nё kёtё monografi. Studimin e kёtij harku kohor autori e ka marrё në shqyrtim nga viti 1954, kur nё Kampin Socialist fillojnё e ndodhin tronditje spektakolare politike dhe kur Enver Hoxha u detyrua tё jepte dorёheqjen si kryeministёr pas presioneve sovjetike.
Marrëdhëniet shqiptaro-kineze kanë historikun e tyre. Fillesat nuk dallojnë nga marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e tjera të Kampit Socialist. Por nëse filluan të tilla, në vazhdimësi ato patën ngjitje të papritura, çka do të thoshte se udhëheqjet politike në vendet respektive kishin interesa të forta, interesa tё cilat janё specifikuar nё kёtё studim.”

Gentiana Sula Faqja Zyrtare @Gjon Boriçi Instituti i Historisë – IH / Albanian Institute of History

DOSJA E HAPUR / Të Sakrifikuarit, Xhahit Toptani e Abdyl Këllezi

Në kuadër të projektit “𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐲𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐒𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐒𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭” me fokus hedhjen dritë mbi historinë gjysëmshekullore të Tiranës kryeqytet në diktaturë, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit,

Ekspozite dokumentare: Ish Sigurimi në Konispol

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në përkujtim të goditjes së përqendruar të faktorit antikomunist në jugun e vendit, me kërkesë të Bashkisë Konispol, ekspozon në mjediset