Facebook
Twitter
LinkedIn
Email

Ambasadori Britanik në Shqipëri, z. Nicholas Abbott, viziton Autoritetin e Dosjeve dhe përshëndet progresin në zbardhjen e së kaluarës

Ambasadori Britanik në Shqipëri, z. Nicholas Abbott, vizitoi Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) dhe shprehu vlerësimin për përpjekjet e palodhshme të stafit në drejtim të zbardhjes së së kaluarës komuniste. Ai theksoi se përparimi në këtë drejtim është jetik për të ardhmen e Shqipërisë dhe në dobi të të gjithë qytetarëve shqiptarë.
“Shqipëria duhet të vazhdojë të bëjë progres në këtë fushë, për të cilën historia e së kaluarës ende mbetet një çështje e ndjeshme dhe e kontestuar. Transparenca dhe ndriçimi i së shkuarës janë thelbësore për pajtimin dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë,” u shpreh ambasadori.
Ambasadori Abbott pati mundësinë të vizitonte arkivin ku ruhen dokumentet historike dhe të njihej me platformën digjitale “Mësojmë nga e kaluara – me burime parësore 1944-1991.” Kjo platformë e-learning, e krijuar posaçërisht për mësuesit e sistemit arsimor parauniversitar, ofron burime autentike për periudhën e regjimit komunist në Shqipëri dhe synon të pasurojë njohuritë historike të nxënësve.
Platforma përfaqëson një hap të rëndësishëm për edukimin e brezave të rinj, duke ofruar qasje në histori të bazuar mbi fakte dhe duke nxitur reflektimin kritik mbi të kaluarën. Ky bashkëpunim i frytshëm ndërmjet AIDSSH-së dhe partnerëve do të vazhdojë në funksion të ngritjes së ndërgjegjes kombëtare dhe ndriçimit të periudhës së errët të diktaturës.
Gjatë vizitës, ambasadori diskutoi me kryetaren Gentiana Sula për rolin e rëndësishëm të Autoritetit në ndriçimin e së shkuarës dhe rëndësinë e këtij procesi për të garantuar drejtësi historike dhe edukim të shëndoshë për brezat e ardhshëm.
Z. Abbott shprehu angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur më tej nisma që ndihmojnë Shqipërinë të përballet me të kaluarën e saj, duke nxitur pajtimin dhe forcimin e demokracisë në vend.

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Ndërsa punëtorët shqiptarë humbin jetën thuajse çdo ditë duke rënë nga pallatet dhe ndërtesat që ndërtohen në kushte të rrezikshme dhe pa standarde minimale sigurie, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Për të gjithë të rinjtë nga mosha 21 deri në 29 vjeç, të diplomuar në një program studimi të ciklit të parë (Bachelor) apo të ciklit të dytë (Master), të